Kim Kardashian paguan trajtimin mjekësor të vajzës e cila u godit nga policia në protestat në SHBA

0
Gjigandi

Kim Kardashian ka treguar anën saj bujare duke kryer të gjithat pagesat mjekësore të vajzës që ishte goditur me plumb gome.

Ylli i televizionit 39-vjeçarja u trondit kur pa një foto në trend në Tëitter, ku tregonte një grua që ishte qëlluar teksa po qëndronte në rrugë duke filmuar gjatë një proteste të George Floyd në Louisville, Kentucky, shkruan DailyMail.

Në imazh shohim një grua e cila ha humbur një pjesë të lëkurës në ball dhe kishte një sy të mavijosur për shkak të plumbit me të cilin ishte goditur.

‘Kjo është zemëruese dhe aq shqetësuese. A e di dikush nga ju se si mund të kontaktoj me të? Do të dëshiroja ta ndihmoja atë në kujdesin e saj mjekësor nëse ajo ka nevojë për të’, shkroi Kardashian në një postim në Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu