Rrezik për aksidentet, ekspertët: Ura në aksin Tiranë-Elbasan duhet shembur

0
Gjigandi

Kjo urë në Sauk, që shërben si mbikalim për makinat dhe këmbësorët, i ndan në mes korsitë e aksit Tiranë–Elbasan, duke rritur mundësinë për aksidente vdekjeprurëse.

Një automjet u përplas në këmbën e saj mbrëmjen e hënës, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit. Por ky ishte rasti i fundit, pas shumë aksidenteve të tjera të ndodhura më parë. Gjurmët e aksidentit dallohen edhe një ditë më pas.

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se zgjidhja për të kursyer shumë jetë njerëzish është shembja e kësaj ure dhe përdorimi i rrethrrotullimit të TEG-ut për ata që duan të ndryshojnë drejtimin e lëvizjes.

“Tabela për uljen e shpejtësisë sepse po vijmë në një dalje të kësaj rruge është e vendosur shumë afër kthesës. Unë mendoj që në kushtet e rrugës që është, duhet të ishte minimalisht dhe 50 ose 80 metra më larg”.

Ekspertët thonë se ky mund të jetë rast unik ku këmbët e një ure të ndajnë korsitë e të njëjtit drejtim në lëvizje. Mjafton një gabim i vogël dhe përplasja me betonin mund të rezultojë fatale. Për të mbuluar gabimin e bërë në ndërtimin e saj dhe në përpjekje për të shmangur përplasjet me këmbët e urës, janë vendosur disa shenja qarkullimi. Për ekspertin Fatmir Hasho, kjo tabelë që njofton se makinat mund të lëvizin në 2 drejtime, në dy krahët e këmbës, konsiderohet e gabuar.

RonaTyra

“Ok drejtimi djathtas, por drejtimi majtas është një shkak për të ndodhur aksidentet rrugore”.

Shkak për aksidente përbën edhe lëvizja e automjeteve tej normave të lejuara.

“Në ballin e kësaj mund të vendoset një kamera, si kudo në botë dhe të kontrollohet shpejtësia e lëvizjes dhe ecja brenda korsive dhe mënyra e hyrjes ose daljes nëpër korsi”.

Problemi i këtyre këmbëve prej betoni në mes të autostradës, është trajtuar edhe më herët nga media dhe ekspertët. Por deri më sot nuk është marrë asnjë masë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Mesa duket, ky autoritet pret që të shtohet numri i vdekjeve në këmbët e kësaj ure, që të ndërhyjë me shembjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu