“Rrahmani, njëri prej mbrojtësve më të fortë në Itali”

0
Gjigandi

Selektori i Shqipërisë, Edy Reja e ka lavdëruar mbrojtësin kosovar dhe e ka përgëzuar Napolin për blerjen e tij, duke e konsideruar si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali.

 “Rrahmani është një lojtar i shkëlqyeshëm. Edhe pse ai është ideal kur ekipi luan me tre mbrojtës në qendër, Napoli ka bërë mirë që e ka blerë. Napoli e ka marrë njërin prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian”, është shprehur Reja për “Radio Kiss Kiss”.

26 vjeçari ishte transferuar në Serie A verën e kaluar nga Dinamo Zagrebi.

Në janar atë e kishte blerë Napoli dhe ai do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës.

Rrahmani në të kaluarën kishte luajtur për Kombëtaren shqiptare, por më pas i ishte bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, ku është lojtar mjaft i rëndësishëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu