Milani arrin marrëveshje me trajnerin e njohur

0
Gjigandi

Ish-trajneri i Schalkes dhe RB Leipzigut, Ralf Ragnick, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Milanit, raportoi të mërkurën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Ragnick tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga ekipi italian dhe gjithçka do të bëhet zyrtare deri në fund të këtij muaji.

Milani i ka ofruar 61-vjeçarit kontratë katërvjeçare dhe Ragnick tashmë ka nisur t’i identifikojë futbollistët që do t’i transferojë para fillimit të edicionit 2020/21.

Ragnick në postin e trajnerit te Milani, do ta zëvendësojë italianin Stefano Pioli që në tetor të vitit të shkuar zëvendësoi Marco Giampaolon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu