Një tjetër viktimë është shënuar nga koronavirusi në vendin tonë. Burime të “News 24” bëjnë me dije se një 82-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.
Mësohet se e moshuara është infektuar me COVID-19 te Hematologjia dhe është shtruar tek Infektivi, ku ka ndërruar jetë. Deri më tani, 38 persona e kanë humbur betejën me Covid në vendin tonë.