Raporti i Qendrës Evropiane të Drogave, presidenti Meta: Këmbanë e fortë alarmi

0
Gjigandi

Përmes një postimi në Facebook, reagon edhe presidenti Ilir Meta në lidhje me raportin vjetor të Qendrës Evropiane të Drogave.

Ai shkruan se ky raport është një këmbanë e fortë alarmi për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë sikurse është mbjellja e kanabisit.

Meta: Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Evropiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë. 

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu