Rama, kritikëve të Eurobondit: Tregjet besojnë te libri i llogarive të Shqipërisë

0
Gjigandi

Qeveria kërkon të emetojë në tregjet financiare një Eurobond me vlerë deri në 650 milionë euro dhe maturim 7 deri në 10 vjet.

Përkundër kritikave të ekspertëve të fushës por edhe opozitës, kryeministri Edi Rama është shprehur i entuziazmuar nga ecuria paraprake.

Rama: Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj.

Një pjesë e 650 milionë eurove do të shkojnë për shlyerjen e borxhet e prapambetura.

Të dhënat e fundit tregojnë se borxhi publik ka arritur në vlerën 1.11 trilionë lekëve, pjesën më të madhe të të cilit e zë ai i brendshëm me 35.37%, ndërsa 30.48% përllogaritet të jetë borxhi jashtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu