Ekzekutoi dy motrat më të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

0
Gjigandi

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin. Autori i cili tronditi kryeqytetin më 31 dhjetor të vitit 2020 duke vrarë motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në zonën e Astirit.

Kujtojmë që Ademi kishte pasur lidhje inteme me të dyja motrat, edhe pse kishte një martesë tjetër të ligjshme.

Ademi prej kohësh ishte shkëputur nga gruaja e tij me të cilën kishte edhe fëmijë dhe bashkëjetonte me Kristina Bardhin.

Ai ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. Madje, ai ka shkuar tek punëdhënësi i Zhanetës, duke kërkuar largimin nga puna të një personi, tek i cili ai dyshonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu