Aksidenti tragjik në Berat/ Bashkia ‘lan duart’ kangjëllat janë për këmbësorët, ‘harron’ që aty kishte lumë

0
Gjigandi

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja, pasi viktimat kanë qëndruar gjatë nën ujë.  Mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin.

Si dhe Klaudja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën, leje kjo për të drejtuar mjetin.Ndërkohë, drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.

Një nga punonjësit e mirëmbajtjes në bashkinë Berat, ka pohuar se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Sipas tyre barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale, autostrada, jo në mes të qytetit.Në periudha të ndryshme këto barriera kanë qenë prej hekuri dhe kollona betoni, më pas u bënë me pllaka betoni, ndërsa ka disa vite që janë me kangjella, duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goricë dhe Mangalem .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu