Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për të ndaluarin në aeroportin e Rinasit, i cili akuzohet për trafik prostitucioni. “Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që Elton Çarshiu të mbetet në qeli në vijim të hetimeve. Gjatë fjalës së tij në gjykatë, 40-vjeçari ka pretenduar se nuk ka dashur që ta trafikojë vajzën që u ndalua në aeroport, duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. Çarshiu u arrestua fundjavën e lënë pas si rezultat i operacionit të koduar “RETURN”. Ishte policia kufitare e Rinasit e cila gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në argumentat e saj, mbi arsyen përse po lëvizte drejt Italisë duke bërë ndalimin e saj Ndërsa Çarshiu i cili dyshohet si personi që do e shoqëronte, si fillim ka tentuar të largohet, por është bllokuar. Në kërkim si të përfshirë në ngjarje janë edhe A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., për të cilët vijon puna për tu vënë në pranga