Habit kreu i Kishës serbe Porfirije: Jemi vëllezër me shqiptarët. Kosova toka jonë e shenjtë

0
68
Gjigandi

Patriarku serb Porfirije gjatë mbajtjes së liturgjisë në manastirin e Graçanicës u bëri thirrje serbëve për bashkëjetesë me shqiptarët, derisa Kosovën e prezantoi si tokë të shenjtë të tyre.

“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë këtu me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, që të gjithë jemi të nevojshëm për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi atë përvojë në të kaluarën tonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, tha ai.

Kreu i Kishës Serbe bën thirrje për “paqe dhe dashuri”: Jemi vëllezër me shqiptarët

Patriarku serb Porfirije gjatë mbajtjes së liturgjisë në manastirin e Graçanicës u bëri thirrje serbëve për bashkëjetesë me shqiptarët, derisa Kosovën e prezantoi si tokë të shenjtë të tyre.

“Ne jemi thirrur të jemi vëllezër me shqiptarët sepse jetojmë këtu me ta. Vetëm në bashkësi mund të jemi në rrugën e Zotit, që të gjithë jemi të nevojshëm për njëri-tjetrin, që askush nuk mund të bëjë pa askënd dhe se është e rëndësishme ta kuptojmë këtë, sepse ne e kemi atë përvojë në të kaluarën tonë. Të mos lejojmë që të tjerët të na mësojnë për këtë”, tha ai.

Porfirije, i cili erdhi në Graçanicë për Vidivdan, tha se sa herë që vijnë në Kosovë “i janë kthyer vetes” dhe theksoi se “pa Graçanicën, Vidovdanin, pa të gjithë shenjtorët nuk jemi ata që jemi”.

“ Ne kemi origjinën këtu, kemi lindur këtu”, tha patriarku, shkruan Radio Mitrovica Server, transmeton Gazeta Express.

Ai vazhdoi duke përmendur disa nga vendet e Kosovës, për të cilat tha se janë të shenjta për serbët.

“Në Graçanicë, Deçan, Prizren, në Patriarkanën e Pejës, ne e shohim qartë se kush jemi, ata janë sytë tanë, Vidovdani është syri ynë, Shën Lazri është veshi ynë, faltoret e Kosovës dhe Metohisë janë mendja jonë. Këtu kuptojmë të kaluarën tonë, origjinën, por edhe synimin tonë, sepse jemi thirrur në këtë botë”.

Më 28 qershor serbët festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan. Ata mblidhen në kisha dhe tempuj të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu