Covid-19/ Ja sa raste të reja u shënuan 24 orët e fundit në vend

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 persona të infektuar nga 400 testime të kryera dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Aktualisht janë shëruar 26 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH

21 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:

RonaTyra

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu