Rama e çon në qiell Cakajn: Ka bërë punë të jashtëzakonshme

0
Gjigandi

Sot, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, shpalosën përbërjen e grupit negociator dhe detyrat e përbashkëta në shërbim të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së mbajtur, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të Ministrit në detyrë, Cakaj.

Ai u shpreh se Cakaj e ka bërë këtë punë më mirë se ç’do ta bënte ai vetë, po të ishte në vendin e tij, edhe pse është e vështirë ta pranojë se ka persona më të zotë se ai.

Ndër të tjera, Rama falemnderoj personalisht Cakajn sepse ‘faktikisht e ka bërë dhe e bën punën e tij më mirë se ç’do ta bëja unë po të isha këtu në detyrën e tij dhe e them pa asnjë kompliment dhe pa asnjë ekzagjerim. Ju e dini që nuk hyj te ata që e pranojnë kollaj se ka njerëz më të zotë se veten, por faktikisht dua ta falënderoj, me gjithë zemër, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë nën një presion të madh.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri i Shqipërisë shpreh vlerësimet e tij më të larta për Ministrin Cakaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu