Punonjësja e afërt e kryeministrit Rama rezulton pozitiv me koronavirus

0
Gjigandi

Mësohet se një punonjëse e afërt me kryeministrin, Edi Rama, është infektuar me koronavirus. Kjo e fundit është punonjëse e Zyrës së të Dhënave në Kryeministri.

Pak ditë më parë rezultuan të infektuar disa punonjës, e mes tyre edhe dy gardistë. Njëri prej të prekurve qëndronte në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

Po kështu, persona të infektuar kanë rezultuar edhe në Bashkinë e Tiranës, ministrinë e Financave, Postën Shqiptare, ministrinë e Bujqësisë, tek OSHEE dhe në Kadastrën e Durrësit.

Ndërkohë, numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se më orët e fundit janë konfirmuar 71 raste të reja. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Gjithashtu është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu