‘Pse s’doje ta prishje Piramidën?’/ Rama i kthehet gazetarit: Se e ndërtoi Enver Hoxha, e kisha amanet

0
Gjigandi

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat të fortë me analistët e ftuar për Teatrin Kombëtar.

Analisti Gjekmarkaj tha se Rama në këtë debat ka elitën e Shqipërisë kundër, ndërsa kryeministri u shpreh se edhe në Paris, u shemb një pjesë historike për të pasur një plan më të mirë ndërtimi, e se edhe atje kishte pro e kundër. Ndërsa gazetari Robert Rakipllari i përmendi edhe kohën kur Rama mbronte Piramidën, po shqyrtohej për t’u shembur nga Sali Berisha.

PJESË NGA EMISIONI:

Edi Rama: Ai projekt nuk është realizuar kurrë. Kjo sepse me fillimin e luftës…

Agron Gjekmarkaj: Ishte i mbaruar kur filloi lufta.

RonaTyra

Edi Rama: Është e pavërtetë. Është bërë ndërprerje e fondeve. Të gjitha ndërtesat kështu kanë qenë. Është bërë një mbyllje e shpejtuar. Më 1939 përfundon ndërtimi me dru etj. Më 1941 vjen ekspertiza për riparime urgjente. Ajo që duket e arsyeshme me atë projekt janë ata elementë qe kanë të bëjnë me projektin origjinal.

Agron Gjekmarkaj: Pse nuk e bëni në të njëjtin vend? Mor zotëri ke elitën e Shqipërisë kundër. Aurel Plasari, Artan Fuga, Fatos Lubonja kanë qenë kundër, edhe gazetat e huaja. Kanë folur edhe për Teatrin.

Edi Rama: Aurel Plasari është historian, nuk është arkitekt. Nuk e prisja që në Real Story profilet false të shtohen.

Agron Gjekmarkaj: Të ka rënë cilësia e batutës. Se vetëm batuta di të bësh.

Alfred Lela: Je mirë me cilësinë e dhunës, nuk ka cfarë të duhet.

Edi Rama: Viktima i dhunës i buzëqeshur, ja.

Alfred Lela: Epo cfarë të bëj se nuk qaj dot.

Edi Rama: Do të jetë shëmbëlltyra e të vjetrës për ta parë kush të dojë, gjithsesi.

Agron Gjekmarkaj: Ju silleni si Luigji XIV.

Edi Rama: Në Paris, u shemb një pjesë historike e vjetër dhe u ndërtua një e re. Nuk impresionohem unë. Demokracia nuk është uninamitet, ka pro dhe kundër. Këta konviktorë marrin një peng godinën dhe nuk lënë njeri të futej. Thoshin gjaku deri në gjoks, gjoksi do na bjeri poshtë. Delirantë.

Robert Rakipllari: Pse Teatrin e prishët dhe Piramidën e mbronit atëherë kur donte ta prishte Berisha?

Rama: Se është ndërtuar nga Enver Hoxha që e kam amanet ta mishëroj para jush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu