Prokurori italian i antimafias: Ja si e fiton Shqipëria betejën ndaj krimit, por kam një shqetësim

0
Gjigandi

Prokurori antimafias në Itali, Nicola Gratteri tregon se si Shqipëria mund të fitojë betejën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duhet të informatizojë (kompjuterizojë) gjithçka, Pasi informatizimi lufton abuzimin. Pra nëse gjithçka është e gjurmuar në rrugë informatike nuk ka vend për abuzim. Këshilla që unë jap është të informatizohet në maksimum gjithçka. Gjithçka duhet të jetë online, e transparente. E kjo mund të jetë forca për të ecur përpara e për të bërë atë ngritje në cilësi që shërben për të hequr nga trupi mendimin e zakonshëm se Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, se në Shqipëri nuk ka demokraci. Unë mendoj se pikënisja është informatizimi. E mendoj gjithashtu se Shqipëria duhet të punojë shumë në ndërtimin e identitetit e të krenarisë së përkatësisë për të bindur apo drejtuar qytetarët e nëpunësit e administratës publike që të mos shiten, pra të mos korruptohen.”, tha Gratteri.

Ai tregon masat që duhen marrë për zhvillimin e vendit.

“Ekonomia mund të ketë zhvillim nëse ka një strukturë, një organizim serioz e të fortë të shtetit, përndryshe investitorët e huaj nuk vijnë të investojnë. Në shtetet e brishta, të dobëta e pa transparencë investitorët e huaj seriozë nuk vijnë të investojnë. Në këto vende investojnë mashtruesit e grabitqarët.”

Por ai shprehu shqetësimin se në vend ka mafiozë italianë që po investojnë.

RonaTyra

“Prokurori Nicola Gratteri: Ka shumë mafiozë italianë që në Shqipëri janë fshehur e kanë kaluar kohën e arratisjen e tyre për t’i shpëtuar kapjes nga sistemi i drejtësisë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu