Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar.
Me një postim në Tëitter, Grabiel thotë se përpara se të merret vendimi për ta prishur duhet dialog mes shoqërisë civile dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore.
“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore”.