Me qindra role të luajtura ndër vite në skenën e Teatrit Kombëtar, sot Mehdi Malkaj ndihet thellësit i trishtuar për zhdukjen e një historie të bukur.
Ai kupton edhe policët kur e teprojnë me ushtrimin e forcës ndaj qytetarëve pasi siç thotë ai janë aty për bukën e gojës.
E vetmja gjë ngushëlluese për të sot është krenaria që ndjen për veten dhe miqtë e tij, që me qëndresën mbi dy vjeçare e kryen dfetyrën e tyre si qytetarëve të devotshëm në mbrojtje të të mirës publike, artit, kulturës e trashëgimisë.
Malkaj: Ndonjëherë nuk kanë faj dhe këta policët se janë për bukën e gojës. Shtet karagjoz, kemi shtet karagjoz. Rroftë kryetari i bashkisë, rroftë dhe mavria e tij. Këta janë ata që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, iku historia e Teatrit. Populli shqiptar është në gjumë, nuk kam fjalë. Jam krenar për veten time dhe miqtë e mi që kemi qëndruar aty 2 vite e gjysmë, jam shumë krenar për këta njerëz të devotshëm me dashuri të madhe për teatrin, artin.
Jo më pak të revoltuar dhe të mërzitur ishin edhe regjisori Edmond Budina, aktivistja e aleancës për teatrin, juristja Adriana Kalaja.
Ndërsa aktori Neritan Liçaj nuk i përmbajti dot lotët në orët e para të mëngjesit, kur fadromat mësynë Tetarin Kombëtar dhe ai u shoqërua në polici.