Shqiptari që ka ëmbëltore e burektore në Kroaci, çfarë bën me Ivica Shurjakun, Zllatko Vujoviqin, Aljosha Asanoviqin… 

0
31
blank
Gjigandi

Adnan Akiki nga Zherovjani i komunës së Bogovinës (Tetovë) para shumë vitesh ëndërronte të bëhej një futbollist i njohur, por kushtet ekonomike nuk e kishin lejuar që të vazhdojë me sportin që e dashuronte.

Ai që në fëmijëri kishte talent për futbollin. Këtë e thotë edhe ai, sot në moshën 53 vjeçare.

“Kam filluar të luaj futboll në moshën 8 vjeçare në fshatin Zherovjan. Hapat e parë i nisa në shkollën fillore Liria, ku kam marrë pjesë nëpër turne nëpër fshatrat e Tetoves, si: Pirok, Bogovinë, Zhelinë, Cellopek. Tre herë e patëm fituar vendin e parë në Sedllarcë të Epërme, Zhelinë dhe Zherovjan. Kam luajtur futboll të vogël me ish lojtarët e njohur të Tetovës si: Harun Isa, Ibraim Osmani, Skënder Jonuzi”, e nis rrëfimin e tij Adnani.

Ai dhe familja e tij ka rreth 50 vite që jetojnë në qytetin bregdetar Split të Kroacisë. Atje kanë lokale për ëmbëltore dhe burektore.

Adnani edhe pse nuk u bë një futbollistë i famshëm, ai në Split ka krijuar miqësi të shumta me yjet e sotëm dhe të dikurshëm të Hajdukut, përfshirë edhe lojtarët shqiptarë.

“Nga viti 1975 jetojmë në Split. Bëjmë punë si krejt shqiptarët në diasporë. Kemi ëmbëltore dhe burektore, por futbolli gjithmonë ka qenë në zemrën time. Unë jam tifoz me Hajdukun dhe Shkëndijën e Tetovës. Çdo herë kam qenë i shoqëruar me futbollistë të njohur si kroat, shqiptarë dhe boshnjak. 

Miqësia ime me ata vazhdon edhe sot. Vlen të përmendi Arben Nuhiun, Edi Abazin, Amir Rrahmanin, Ardian Ismailin, e posacërisht Sokol Cikaleshin. Edhe nipi im Besar Akiki ka vazhduar me futboll. Ai tash luan te NK Solin, Liga e dytë e Kroacisë. Ndërsa, unë kohën e lirë e kalo me legjendat e Hajdukut si: Ivica Shurjak, Zlatko Vujoviq, Aljosha Asanoviq dhe Milan Rapajiç”, tregon Adnan Akiki.

Adnan Akiki për shkak të situatës me koronavirusin ka mbetur në shtëpinë e tij në Zherovjan, në pritje për tu kthyer në punë në “vendlindjen e tij të dytë” në Split të Kroacisë./reshat ibrahimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu