Shembet Teatri Kombëtar (Momenti i rrafshimit të godinës) – #shembeteatri

0
Gjigandi

Teatri #Kombëtar është shembur në orët e para të ditës së sotme. Rreth orës 04:30, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur rrafshimin e të dyja godinave, atij #Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks.
#shembeteatri
Pas tri vitesh përplasje Teatri Kombëtar është shembur në orët e para të ditës së sotme. Rreth orës 04:30, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Grupi i artistëve të #Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë janë shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

“Me kërkesë nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të #Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij” deklaron #Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu