Policia e Shtetit vijon kontrollin masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Një 31-vjeçar në Bulqizë u vu në pranga pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
”Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.
Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.