Keqtrajtoi derisa e ngordhi macen/ Policia shpall në kërkim 58-vjeçarin, i dënuar më parë për vrasje

0
Keqtrajtoi derisa e ngordhi macen/ Policia shpall në kërkim 58-vjeçarin, i dënuar më parë për vrasje
Gjigandi

Pas postimit në rrjetet sociale ku një person keqtrajtonte dhe vrau një mace, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ai është identifikuar tashmë si shtetasi me iniciale V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, dhe më herët është dënuar për vrasje.

“Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit: V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.”

– njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu