Grida Duma: Sondazhet tregojnë se Rama ka rënë

0
Gjigandi

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se, sondazhet tregojnë se rotacioni politik në Shqipëri ka ndodhur. Gjatë intervistës për “Ilva Now”, Duma tha se, këtë e kanë treguar të gjitha sondazhet e realizuar përgjatë dy muajve të fundit.

“Do të jem totalisht e sinqertë në sondazhe për ne rotacioni ka ndodhur. Në sondazhe, Rama është i rënë, nuk ka më kredibilteit, nuk ka asnjë ofertë dhe është e kuptueshme pse. Bëri dje një ndryshim në Ministrinë e Arsimit dhe ndryshoi të keqen me të keqe”, tha znj. Duma.

Ish-deputetja e PD-së tha më tej se pas përfundimit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që do të mbyllet në fund të shtatorit do të nisë puna për paraqitjen e programit dhe qeverinë në hije.

“Ky momenti aktual është momenti kur anëtarësi e partisë ka propozuar emrat që shikon për Kuvendin e Shqipërisë dhe një pjesë tjetër të ekzekutivit. Ky është një proces maksimizimi që përfshin 80% të emrave në listë. Pas propozimit kalohet në sitë të komisionit, komisioni gëzon eksperiencën për të bërë filtrim të integritetit të këtyre figurave”, tha znj. Duma.

RonaTyra

“Pas shtatorit kur do të kemi përmbyllje të procesit të kandidaturave do të nisë ngritja e ekipit dhe programit. Thënia e programit në mënyrë të qartë. Pas fundit të shtatorit do të kemi një aromë apo atmosferë të ekipit të kandidaturave dhe më pas është çështje përshkallëzim për qeverinë hije”, tha më tej ish-deputetja e PD-së.

Sa i takon mënyrës se si opozita do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Grida Duma foli me bindje se partitë opozitare pavarësisht ndryshimeve që mund të bëhen për të ndaluar koalicionet parazgjedhore do të paraqitet e unifikuar.

“Cilado qoftë tentativa për keqinformim, deri në nivel kushtetues, do të jetë e qartë se opozita do të jetë e unifikuar në momentin do të hyjë në zgjedhje. Në sondazhe për ne rrotacioni ka ndodhur. Në sondazhe Rama është totalisht i rënë, nuk ka çfarë ofron më. Oferta e tij është një ofertë e kaluar, ata që ka vendosur në qarqe si drejtues politikë janë e kaluara. Që në këtë moment ne jemi në qartësinë tonë se pse sondazhet dalin ashtu. Rama del mbase në pikën fundore të karrierës së tij. Me këto shifra duket se do të dalë nga politika, aq keq është. Rama e ka humbur betejën me shqiptarët”, tha ajo.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu