Plazhet gati për pushuesit/ Shëngjin, përgatitjet e fundit para hapjes së sezonit

0
Gjigandi

Bizneset e Shëngjinit kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik pasi të hënën pritet të hapet dhe plazhi. Në bregdet po punohet për të vendosur çadrat dhe shezllonet. Por me frikën nëse do të ketë pushues.

Krist Coli operator turistik në zonën e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin është besimplotë se ky sezon do të shkojë mirë.

Në hotelin e tij janë anuluar të gjitha prenotimet dhe akoma nuk ka prenotime të tjera deri më tani.

Shpresa e të gjithë operatorve turistik është hapja e kufirit me Kosovën pasi janë pushuesit nga Kosova ata të cilët përbëjnë numrin më të madh të turistëve në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Kristi kërkon nga ana e qeverisë më shumë ndihmë sa u takon rregullave dhe këshillave se si do të funksionojë ky sezon turistik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu