Përmbytje në lagjet e Librazhdit, dëme në disa shtëpi

0
12
Gjigandi

Një rrebesh shiu i cili zgjati më shumë së një orë, pasditen e së mërkurës shkaktoi përmbytje në shumë rrugë e lagje të qytetit të Librazhdit.

Një ditë më pas ende në të gjithë qytetin duken pasojat e stuhisë ndërsa grupet e terrenit po punojnë për pastrimin.

Ndërtimi i pritave përgjatë lumit Shkumbin shpëtoi zonën industriale nga përmbytja, por këtë herë ishin ujërat e përrenjve që dolën nga shtrati dhe shkaktuan dëme në disa shtëpi.

Për gati 2 orë u bllokua edhe qarkullimi në aksin kombëtar Elbasan Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit në vendin e quajtur “kthesat e Murrashit” bllokoi tërësisht rrugën ndërsa vazhdohet të punohet për pastrimin plotësisht të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu