Opozita mblidhet në zyrën e Metës/ Diskutimi për Teatrin dhe Reformën Zgjedhore

0
Gjigandi

Kur u duk se shembja e Teatrit Kombëtar i ndau në publik, drejtuesit e opozitës u bashkuan tek Ilir Meta.

Kryetari i shtetit e sheh rrafshimin e godinës historike si akt provokues jo vetem ndaj demokracisë por edhe opozitës.

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane”.

Ne pak rreshta shqetësimin e Ilir Metës e ndau edhe Lulzim Basha ne rrjetet sociale.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

RonaTyra

Hyrje daljet e trupës se ambasadorëve ne zyrën e Presidentit, kryeministrit dhe kryetarit te Partisë Demokratike janë intensifikuar pas bllokimit dialogut për reformën zgjedhore .

Apelit te ndërkombëtarëve për t’iu rikthyer punës ne tryezën e këshillit politik iu bashkua edhe Ilir Meta, i cili i kërkoi personalisht drejtuesve te opozitës jashtëparlamentare te ndërprisnin bojkotonin.

“Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Per zgjedhje te lira dhe te ndershme pas takimit foli edhe Lulzim Basha, por kryedemokrati kërkon garanci.

“Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Presidenti Meta informoi drejtuesit e opozitës edhe për përpjekjet e tij per një platformë konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Me propozimin e tij kryetarit i shtetit njohu edhe ambasadorët e vendeve te Bashkimit Europian me te cilët u takua pasi përcolli drejtuesit e opozites. Ne godinë e Presidencës u pa edhe diplomatja amerikane Yuri Kim, por ajo ndryshe nga diplomatët e tjerë u prit nga këshilltarët e Presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu