Arsenali nis negociatat me Romën

0
Gjigandi

Arsenali nis negociatat me Romën.

Arsenal ka një objektiv të ri për merkaton e verës dhe bëhet fjalë për Justin Kluivert. “Topçinjtë” po mendojnë seriozisht për holandezin dhe do të përpiqen të përfshijnë në tratativa kartonin e Henrikh Mkhitaryan, i cili aktualisht është i huazuar te Roma dhe pëlqehet shumë nga verdhekuqtë.

Për armenin, klubi nga “Olimpico” duhet të paguajë 15 milionë euro, shifër që konsiderohet disi e lartë për një 31-vjeçar nga drejtuesit kryeqytetas.

Kështu, Arsenal ofron kartonin e Mkhitaryan për të mbërritur te Justin Kluivert dhe tashmë çdo gjë është në dorën e Romës për të vendosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu