Me anë të një konference për mediat, presidenti Ilir Meta ka reaguar rreth opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias disa ditë më parë për sa i përket ngërçit të krijuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Duke argumentuar opinionin e Komisionit të Venecias, Meta ka thënë se aty janë mbështetur veprimet e tij lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Më tej Meta ka shtuar se ngërçi i vetëm ka qenë ish- kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, KED, Ardian Dvorani.
“Venecia thekson se betimi i anëtarëve të GJK-së bëhet para presidentit. ‘Venecia’ e cilësoi si incident të rëndë procedurial . ‘Venecia’ konfirmoi qartë veprimet anti-ligjore të Dvoranit” tha Meta
“Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasje institucionale Kuvend President ishin veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit dhe mënyrës së dërgimi të listave nga ati. Përgjegjësia individuale ne Dvoranit është e provuar se nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarë të tjetër të KED siç e kërkon ligji. Venecia konfirmoi se KED funksionoi në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i avokati është anti- kushtetueses.” tha Meta.