Home Lajme Shqip Opinioni i Venecias për anti-shpifjen, Balla: Presidenti mos të komentojë drafte të papërfunduara

Opinioni i Venecias për anti-shpifjen, Balla: Presidenti mos të komentojë drafte të papërfunduara

0

Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe deputeti Taulant Balla ka folur rreth draft opinionit të Komsionit të Venecias lidhur me paketën anti-shpifje, i cili u rrëzua nga ky institucion në pikat më të rëndësishme të tij.

Balla tha se i sugjeron çdo institucioni, edhe atij të presidentit, që të mos komentojë draftet e papërfunduara.

Taulant Balla: ”Dua t’i qëndroj strikt asaj që kemi thënë, dhe i sugjeroj çdo institucioni tjetër përfshirë dhe institucionin e Presidentit të Republikës, që kurrë, jo kësaj rradhe, jo për këto dy opinione por në vijimësi mos të komentojmë draftet e papërfunduara. Të presim me qetësi opinionet përfundimtare. Pas dy javësh ne do të kemi opinionet përfundimtare.”

Ai tha gjithashtu se Komisioni i Venecias do zhvillojë seancën për dy opinionet e kërkuara. E para lihdet me disa procese në Gjykatën Kushtetuese dhe e dyta për trajtimit e burimit të lajmeve të rreme. Sipas tij, lajmi i rremë është kërcënimi ndaj fjalës së lirë.

Taulant Balla: ”Komisioni i Venecias do zhvillojë seancën për dy opinionet e kërkuara. Njëra është kërkuar nga institucionet shqiptare, dhe këtu është Kuvendi i Shqipërisë kërkues për të kërkuar interpretim nga ana e ekspertizës së vyer Venecias lidhur me disa procese që lidhen me Gjykatën Kushtetuese, qofshin për emërimet qofshin për procedurën e betimit. Dhe kërkesa tjetër, që unë dua të falenderoj Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe dy raportuesit për Shqipërinë me të cilët jemi gjithmonë në kontakt, që kanë kërkuar involvimin e këtij institucioni të rëndësishëm si ai i Komisionit të Venecias për të na dhënë një opinion të tyre lidhur me nevojën dhe domosdoshmërinë për trajtimin e burimit të lajmeve të rreme, dhe për një sfidë të madhe të mbarë familjes europiane. Parlamenti Europian zhvillon prej kohësh një debat lidhur me qasjen që duhet të bëjmë të gjithë ndaj kërcënimit ndaj fjalës së lirë, sepse lajmi i rremë është kërcënimi më i madh ndaj fjalës së lirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here