Oerd Bylykbashi: Çdo reformë zgjedhore ka pak vlerë, pa qeveri tranzitore

0
Gjigandi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi thotë se, çdo ligj i ri nuk do të ketë vlerë nëse nuk do të ketë qeveri tranzitore para mbajtjes së zgjedhjeve. Z.Bylykbashi duke folur në “Ilva Now”, theksoi nga ana tjetër se opozita është e gatshme të punojë çdo ditë për mbylljen e reformës zgjedhore deri në fund të majit.

“Opozita është e gatshme, në nivel politik dhe teknik që të jetë në tryezë çdo ditë për të punuar për mbylljen e reformës. Pa një qeveri tranzitore, ndryshimet në ligj mund të jenë shumë të bukura por mund të mos prodhojnë asgjë. Nëse qeveria nuk qëndron neutrale, ndryshimet ligjore kanë pak vlerë”, deklaroi ish-deputeti i PD.

Ai shtoi se nga fryma e treguar në mbledhjen e fundit objektivi për mbylljen e reformës me produkt konsensual deri më 31 maj duket larg. Z. Bylykbashi foli dhe për deklaratat e fundit të Kryeministrit, Edi Rama që sipas tij tregojnë planet negative për të cenuar punën e komisionit dhe në fund të miratohet një reformë e njëanshme.

Lidhur me propozimet për depolitizimin e administrimit të procesit zgjedhor, ai tha se, rekomandimet e ODIHR nuk e përmendin depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Nga ana tjetër, z. Bylykbashi tha se, opozita ka propozuar që komisioneri i çdo qendre votimi dhe dy numëruesit si dhe komisioneri i KZAZ të mos jenë politik.

Ndërsa nga ana tjetër shtoi ai, PS kërkon që të paritë të mos kenë fare komisionerë gjë që sipas tij është gati e pamundur sepse do të duhen 16-17 mijë komisionerë apolitikë për zgjedhjet e ardhshme. Dhe në rast të pamundur për plotësimin e tyre, të merren nga administrata publike.

RonaTyra

Për propozimin tjetër të PS që të hiqet mundësia e krijimit të koalicioneve, z. Bylykbashi tha se kjo është e parashikuar në Kushtetutë dhe nuk ndryshohet dot me  ligj. Sipas tij, propozimi bëhet duke qenë se PS ka një histori si partia më e madhe dhe kështu ka më shumë shanse që të jetë ajo fituesja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu