Nikolin Jaka: Deri tani janë aprovuar vetëm 70 kredi nga garancia sovrane

0
29
blank
Gjigandi

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në një intervistë për Euronews Albania thotë se, bankat e nivelit të dytë po tregohen shumë burokratike sa i takon dhënies së kredisë për bizneset e mëdha që ndodhen në vështirësi financiare. Jaka u shpreh se, pavarësisht garancisë sovrane të qeverisë prej 100 milionë euro, bankat nuk i trajtojnë me prioritet aplikimet e bizneseve për të paguar punonjësit. Madje, ai theksoi se disa tregohen keqdashëse duke i orientuar bizneset drejt kredive tregtare.

“Kemi kërkuar që të hiqet dorë nga burokracitë e tepërta që bankat e niveleve të dyta në këtë kohë pandemie. Burokracitë dhe specifikimet kanë bërë të pamundur që shumica e kompanive të tërheqin kreditë”, u shpreh Jaka duke shtuar se në disa raste kërkohen dorëzanës në një kohë kur qeveria ka marrë përsipër garancinë e fondeve që janë vënë në dispozicion.

Ai theksoi më tej se nga 400 kërkesa që janë drejtuar nga biznesi për kredi në bankat e nivelit të dytë, deri tani janë miratua më pak se 70 kërkesa. Nga këto 70 të aprovuara ka një numër të vogël që kanë tërhequr kredinë.

“Nga 400 kërkesa nuk janë aprovuar as 70 dhe nga aprovimi në ekzekutim është në mes një mal i tërë. Janë aplikime të miratuara por të pa ekzekutuara. Specifikimet janë në shumicën e rasteve keqdashëse dhe për t’i orientuar që të marrin kredi tregtare dhe jo nga garancia sovrane”, deklaroi kreu i Dhomës së Tregtisë.

Jaka duke nënvizuar se, sipërmarrja private po kalon një situatë të rëndë së pari nga mbyllja prej dy muaj dhe ende nuk dihet se kur do të vijë hapja e plotë e aktivitetit tregtar dhe sipas tij nuk mund të ketë hapje normale të biznesit pa hapjen e kufijve. Për këtë arsye, ai i bën thirrje që qeveritë e rajonit të unifikojnë vendimet dhe të lejojnë lëvizjen e qytetarëve.

“Të unifikojnë praktikat e hapjes së kufijve dhe të lejojnë lëvizjen. Pretendojmë që të jetë 1 qershori hapja rajonale. Akoma nuk kemi sinjale por shpresojmë që qeveritë të ulen dhe të unifikojnë modelin e hapjes. Turizmi shqiptar është bërë gati dhe tashmë pret turistin rajonal”, përfundoi Jaka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu