Flamur Noka, ish-deputeti i PD, ka shprehur zemërimin e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar nga bashkia e Tiranës.
Në mesazhin e tij në Fb, Noka përdori fjalët barbari dhe bisha dhe I qëndroi fort bindjes se “përgjgija do të jetë popullore dhe e pandalshme”.
“Ishte dita e barbarëve, – shkroi Noka në Fb. – Barbarët u lëshuan si bisha mbi një godinë simbol historik i kulturës siç ishte Teatri Kombëtar.
Shqiptarët patën mundësi të shohin që nuk ka më një qeveri por një regjim. Një regjim që legalizon drogën e shkatërron themelet e kulturë. Regjimi do të marrë përgjigjen që meriton t’i jepet një regjimi. Dhe përgjigja do të jetë popullore dhe e pandalshme.
Me regjimet nuk ka rrugë tjetër,” ka nënvizuar Noka teksa ka publikuar pamjet nga shembja e godinës dhe protesta që e pasoi atë.