Nis puna për materializimin e marrëveshjes për zgjedhoren, Gjiknuri tregon kur do shkojë në Komision

0
Gjigandi

Këshilli Politik u mblodh sërish pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve një ditë pas dakordësimit për një draft konsensual të Kodit të Ri Zgjedhor.

Në mbledhjen që gjati pak më shumë se gjysmë ore mësohet se është diskutuar për gjitha pikat për të cilat është rënë dakord mbrëmjen e djeshme: Identifikimi elektronik, administrata zgjedhore dhe përbërja e KQZ.

Në fund të mbledhjes, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Bylykbashi dhe Vasili nuk preferuan të flasin për median.

Ndërsa, Damian Gjiknuri, i PS-së tha se palët u ngarkuan detyra ekspertëve për të materializuar marrëveshjen e arritur.

“Mbledhje pune. U ngarkuam disa detyra erkspertëve dhe brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore për të materializuar marrëveshjen. Sa të mbarojë këtu do të shkojë direkt në Komisionin e Reformës, është punë ditësh”.

RonaTyra

Finalizimi i marrëveshjes për reformën zgjedhore erdhi  pas një jave negociatash intensive dhe me ndërhyrjen e ambasadorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu