Nëse njihni dikë që i pëlqen vetmia, leximi dhe ka sens të mirë të humorit, atëherë ai person është shumë inteligjent

0
Gjigandi

Studimet kanë zbuluar se aq më inteligjent që jeni, aq më shumë keni sens të humorit.

Dy atributet për këtë trajtë të mahnitshme janë niveli i lartë i inteligjencës dhe niveli i lartë i kreativitetit.

Sipas hulumtimeve nga ekspertët amerikanë, sensi i mirë i humorit është shenjë e aftësive të mira kognitive dhe fitnesit kognitiv.

Inteligjentët janë të gatshëm t’i pranojnë dhe t’i kenë në konsideratë pikëpamjet e tjerëve, dhe janë të hapur ndaj zgjidhjeve alternative.

Ata janë mendjehapur, nuk janë gjykues dhe u besojnë tjerëve lehtë.

RonaTyra

Inteligjentët janë shumë individualistë.

Hulumtimet e publikuara në “British Journal of Psychology” zbulojnë se inteligjentët kanë tendenca të marrin më pak kënaqësi nga shoqërimi dhe ndërveprimi me tjerët. Kjo, në esencë, nënkupton se ata preferojnë më shumë të qëndrojnë në vetmi.

Shkencëtarët madje kanë shpjeguar se përse inteligjentëve u pëlqen të kenë më pak miq.

Siç thonë ata, inteligjentët preferojnë të lexojnë dhe ta edukojnë vetveten duke lexuar përmbajtje të ndryshme.

Vlen të cekët se inteligjentët gjithashtu priren të jetojnë më gjatë. Kjo ka të bëjë kryesisht me gjenetikën.

Gjenet e tyre i bëjnë ata të mençur dhe kjo është arsye pse kanë shkallë të ulët të vdekshmërisë.

Inteligjentët jetojnë më gjatë sepse janë më të vëmendshëm për shëndetin e tyre, nuk pinë duhan, flejnë mirë dhe ushtrojnë.

Sa u përket fjalëve që i thonë, ata janë shumë të kujdesshëm sepse nuk duan ta dëmtojnë reputacionin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu