Robert Berisha nuk i “shqitet” Nora Istrefit, edhe pse të ndarë këngëtari nuk …

0
Gjigandi

 

Era Istrefi festoi më 4 korrik 26 vjetorin e lindjes së saj por nuk mundi të ishte pranë familjarëve.

Për këtë arsye, pas kthimit nga udhëtimi familja i kishte organizuar një festë surprizë për ditëlindje.

Pjesë e festimeve ishte edhe ish-kunati i saj, Robert Berisha. Këngëtari është bërë pjesë e festimit familjar pavarësisht se tani është i ndarë nga Nora Istrefi.

Ai ka treguar se ruan një raport të mirë me këngëtaren pas ndarjes dhe pjesën më të madhe të kohës shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

RonaTyra

Madje edhe pushimet i kalojnë së bashku. Duket se Roberti nuk do i ndahet asnjëherë Norës, edhe pse martesa e tyre ka marrë fund.

Çifti janë prindër të një vajze, Renee dhe nuk dihet ende nëse kanë persona të tjerë në jetën e tyre.

Nora Istrefi është shumë e rezervuar për sa i përket jetës private. Ndërsa Roberti ka pohuar se për momentin është single.

Ai u shpreh se nuk e di për sa kohë do qëndrojë vetëm por për momentin po shijon kohën me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Renee.

“Po jetojmë në një vend të vogël dhe sado të jetë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël dhe nuk ke nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe fjalë, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. Raportet i kemi shumë të mira Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën. Kur e di që jam mirë, pse ta prish,”- tha Roberti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu