SHBA mbeshtet bisedimet per paqe ne Afganistan – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Departamenti amerikan i Shtetit përshëndeti ofertën e Kinës, për të qenë nikoqire e takimin të radhës midis zyrtarëve afganë dhe talibanëve. Mesazhi ishte pjesë e një deklarate të përbashkët që qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës dhe Pakistanit lëshuan më 28 tetor, pasi mbajtën një takim të përbashkët në Moskë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad, përfaqësoi Shtetet e Bashkuara gjatë takimit në Rusi, ku katër fuqitë, përsëritën mbështetjen e tyre për “një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme” të paqes në Afganistan, shkruan Rel. Talibanët deklaruan javën e kaluar se konferenca do të zhvillohej më 29 dhe 30 tetor. Sidoqoftë, më 29 tetor, një zëdhënës i talibanëve mohoi se një delegacion talibanëve po qëndronte në Pekin. Gjithashtu, Kina nuk e konfirmoi takimin, por tha që do të mbështesë një “proces të paqes dhe pajtimit të udhëhequr nga afganët”. “Kina është e gatshme të sigurojë lehtësim dhe ndihmë për të promovuar procesin e paqes dhe pajtimit afgan, përfshirë dialogun e brendshëm afgan, mbi bazën e respektimit të kërkesave të të gjitha palëve”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Geng Shuang. Bisedimet në Kinë pritet të përfshijnë “një gamë të gjerë të figurave politike”. Aty do të jenë “përfaqësuesit e qeverisë së Afganistanit, udhëheqësit e tjerë afganë dhe talibanët”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Diskutimet e fundit u zhvilluan në korrik në kryeqytetin Doha të Katarit. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu