Në emisionin ”Arena”, në fund të pjesës së tretë është larguar ish-deputeti Nard Ndoka dhe në pjesën e katërt ka ardhur deputeti Kujtim Gjuzi.
Por, Ndoka e ka pasur të vështirë t’i lëshojë vendin Gjuzit në studio, dhe Gjuzi të vështirë të zë vendin e Ndokës.
Hila: ”Zoti Ndoka, faleminderit që ishit në studio, vendin tuaj do ta zërë pas pak Kujtim Gjuzi.”
Ndoka: ”Jo, vendim tim jo, vendin e Roland Qafokut. Vendin tim edhe në parlament nuk e ka zënë njeri, ishte një listë dinjitoze unë akoma nuk jam zëvendësuar.”
Pjesa tjetër e emisionit:
Hila: ”Vendin e zotit Ndoka e ka zënë deputeti Kujtim Gjuzi.”
Gjuzi: ”Të lutem vetëm me një korrektim, unë nuk ka shanse të zë vendin e një kristiani si është Nard Ndoka.”
Hila: ”Vendin fizik.”
Gjuzi: ”Ndërrim fizik çështje tjetër.”