Italia, ku jetët e humbura nga Covid 19 deri përpara disa javësh shkonin në qindra brenda ditës, shënoi 23 vdekje gjatë ditës së djeshme, 23 pati dhe Franca e vetëm 15 Britania e Madhe, ku virusi “bënte kërdinë”. Nëpër Europë, duket se forca e tij për të goditur keqas organizimin e njeriut, është zbehur, pavarësisht se tani mund të qarkullojë më shumë pas zbutjes së ndjeshme të masave izoluese.
Por në Shqipëri situata nuk po qetësohet, përkundrazi, këto ditët e fundit, ka pasur thuajse një viktimë cdo 24 orë. Sot, një tjetër pacient e humbi betejën me sëmundjen.
65 vjecari nga Tirana ishte shtruar në terapi intensive dhe mësohet se vuante nga diabeti dhe policitemia. Kështu, që nga fillimi i epidemisë, rezulton që për shkak të saj, në vendin tona te kenë humbur jetën 46 qytetarë!