FFK me dënime ‘ledhatuese’ për Zekën e Batatinën

0
Gjigandi

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.06.2020, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XXV-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 19-20-21.06.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore.

Ajo çka bie në sy janë dënimet ‘ledhatuese’ që i janë bërë presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Dyshja janë dënuar vetëm me gjobë 300 euro pavarësisht akuzave të rënda që ia drejtuan FFK-së pas ndeshjeve respektive.

Zeka kishte hedhur akuza të rënda drejt FFK-së dhe gjyqtarit Visar Kastrati, pas humbjes nga Drita, duke përdorur gjuhë degraduese. 

VENDIMI I FFK-së: 

ABEDIN ZEKA; kryetar i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim te sjelljeve të gabuara (shpifje dhe fyerje drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës në emisionin sportiv të KTV-së datë 14.06.2020) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll; TREPÇA ‘89 – DRITA e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare dhe incizimit televiziv). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e fuqizimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

RonaTyra

Batatina ndërkohë gjithashtu kishte hedhur akuza drejt të parit të FFK-së, Agim Ademi dhe Përparim Hasani, i cili delegon gjyqtarët për ndeshjet e Superligës.

VENDIMI I FFK-së:

TAHIR BATATINA; kryetrajner i KF “LLAPI 1932” nga Podujeva me numër të ID kartelës; 001144M77, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim të sjelljeve të gabuara në prononcimet e tij lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LLAPI 1932 – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare dhe incizimet televizive; akuzat dhe shpifjet drejtuar personave zyrtar dhe organeve te FFK-së). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

Kurse sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi është pezulluar – pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës.

VENDIMET E TJERA:

KF “FLAMURTARI“ nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – BALLKANI, e zhvilluar në stadiumin e KF “Flamurtari“ në Prishtinë (prova; raportet zyrtare dhe incizimet televizive; – persona te paautorizuar jashtë Listës së prezantuar nga të dy klubet në kundërshtim me vendimet e FFK-së dhe rekomandimet e IKSHPK-së ishin prezent në shkallët e stadiumit). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore KF “Flamurtari“ nga Prishtina i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

KF “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e stafit të klubit të tyre pas përfundimit të ndeshjes nga java e XXIV-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – BALLKANI, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë (raportet zyrtare; thyerja e qëllimshme e xhamave në zhveshtoren në të cilën ishte vendosur stafi); Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 ; i shqiptohet masa disiplinore VEREJTJE E FUNDIT. KF “Ballkani“ nga Suhareka obligohet në kompenzimin e dëmit të shkaktuar sipas faturave të prezantuara nga ana e KF “Flamurtari“ nga Prishtina.

MUHAMET REXHEPI; sekretar i KF “LLAPI 1932” nga Podujeva me numër të ID kartelës; 00111413M88 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit lidhur me deklarimet dhe akuzat e lëshuara në drejtim të lojtarëve ; Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella për ndeshjen e javës së XXIV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI 1932 – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Bazuar në nenin 108 paragrafi 1 dhe nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; PEZULLOHEN pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklarata plotësuese nga lojtarët e akuzuar Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella lidhur me rastin e akuzave të drejtuara nga ana e sekretarit të klubit Muhamet Rexhepi lidhur me akuzat e drejtuara në drejtim të tyre. Afati datë 25.06.2020.

DRILON BEKTESHI; person zyrtar për siguri i KF “DRENICA“ nga Skenderaj me numër të ID kartelës; 000780M/94 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes nga rrethi i dytë i gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare; ofendime drejtuar zyrtarëve pas përfundimit të ndeshjes në zyrat e klubit). Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore; DENOHET në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

EDON PASOMA; lojtar i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj me numër të ID kartelës 001042M92, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor – tërheqja për fanellë e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj (prova; raportet zyrtare dhe incizimi televiziv nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në neni 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; persona zyrtar nga lista e akreditimit të FC “Prishtina” të vendosur në tribunën VIP, ofendojnë rëndë mysafirët nga KF “Dukagjini“ nga Klina). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores Disiplinore, KF “Prishtina“ nga Prishtina I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga KF “Prishtina“ nga Prishtina – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 25.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

ARMEND DALLKU; kryetrajner i KF “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara gjatë ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; sharje dhe fyerje gjatë ndeshjes drejtuar zyrtarëve të klubit mysafir në hapësirën teknike – bankinë). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, kryetrajnerit Armend Dallku I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Armend Dallku lidhur me rastin. Afati datë 25.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

Iniciohet procedurë disiplinore edhe ndaj personit për siguri të FC “PRISHTINA“ nga Prishtina për sjellje josportive në ndeshjen e javës së XXV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; personi për siguri nga FC “Prishtina“ emri i të cilit është i evidentuar në raportin zyrtar të ndeshjes, pas shënimit të golit të dytë të FC Prishtina, ofendon zyrtarët e ekipit mysafir – KF “Dukagjini“ nga Klina të cilët ishin në bankinë – hapësirën teknike). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, personit për siguri nga KF “Prishtina” I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi për siguri lidhur me rastin. Afati datë 25.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e Palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu