Meteorologu i Metoalb Akil Osmani ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News, ku na ka dhënë më shumë informacion si do jetë parashikimi i motit gjatë javës dhe në vijim.
“Gjatë këtij muaji pritet që të kemi herë pas here luhatje të motit, do kemi reshje me intesitet të ulët që përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Muaji maj parshikohet që të ketë vlera termikë më të larta se normalja. Fundi i muajit do mbyllet me vlera 3-4 gradë më të larta se normalja. Vlerat termike për këtë muaj duhet të ishin më të ulta, por duke qenë se ne jemi familjarizuar me këto temperatura, nuk na bëjnë shumë përshtypje.
Vlerat 32 gradë celcius janë vlera që duhet të përjetoheshin në muajt korrik dhe gusht por neve po i përjetojmë tashmë”, shprehet meteorologu.