Meta nga Shkodra: Çështja e Teatrit Kombëtar, e shenjtë

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë shqiptarët në natën e Kadrit nga Xhamia e Parrucës në Shkodër.

Presidenti Ilir Meta nuk la pa përmendur “kryefjalën” e ditëve të fundit dhe e cilësoi të shenjtë çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Këtu jam me myftiun para një vendi të shenjtë nuk dua të flas për çështje të tjera, edhe pse çështja e teatrit është e shenjtë se është kombëtare” tha ai.

Gjatë fjalës vendosi theksin te rindërtimi, ku mori shembullin e xhamisë së Parrucës.

“Vizituam Xhaminë e Parrucës, e cila është ribërë dy herë, u shkatërrua në ‘67 por është ribërë. Dhe siç e shohim sot dhe prej shumë kohësh, kjo Xhami u rindërtua ashtu siç ishte. Ndaj edhe një herë dua t’i uroj të gjithë qytetarëve gëzuar këtë natë të paqes së madhe”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu