Jurgen Klopp mbështet vendimin e Premier League për të rifilluar stërvitjet

0
Gjigandi

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mbështetur planet e Premier League për rikthimin e stërvitjeve këtë javë.

Premier League sot konfirmoi gjashtë raste pozitive me koronavirus, pas 748 testeve që u kryen gjatë fundjavës.

Disa klube të Premier League rifilluan stërvitjen në grupe të vogla dhe Klopp beson se koha është e duhur.

“Askush nuk dëshiron të sjellë askënd në rrezik, por unë mendoj se duke iu përmbajtur rregullave të distancimit shoqëror – veçanërisht në pjesën e parë – me testimin sa më shpeshtë dhe sende si kjo, lojtarët do të jenë të sigurt”, tha ai në faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Gjermania e tregoi tashmë – një çift lojtarësh rezultuan test pozitiv, pastaj ata stërvitën për pesë javë dhe tani ata luajnë tashmë! Tani është një moment i mirë për ta bërë atë në Premier League. Pastaj gjërat e tjera, me siguri, do të pasojnë”, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu