Mërtiri: Ajo çfarë po ngre Rama është kudo një tallava

0
Gjigandi

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri tha se ajo që po ndërton Rama me Veliajn është një tallava.  Sipas tij, kjo qeveri nuk e do teatrin, pasi teatri është elitar.

Ergys Mërtiri: Ajo çfarë po ngre Rama është kudo që një tallava. Kultura që ai kërkon të kultivojë është tallava. Sepse kultura e cdo vendi totalitar është tallava. Ne kemi politikë tallava, analistë tallava, gjykata tallava, akademikë tallava. Prandaj nuk duan teatër, sepse teatri është elitar dhe  jo tallava. Teatri është e kundërta e betonit që këta po ngrenë. Ata duan të ndërtojnë një qytet gradaçelash. Shikoni si e ka bërë kryeministrin me drita. Ajo që është më e tmerrshme është se jetesa jonë po masakrohet. Rama i ka kapur të gjitha pushtetet e pavarura.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu