Mediu zbulon çfarë i ka propozuar ambasadorja amerikane tryezës së Këshillit Politik

0
Gjigandi

Me zbutjen e pandemisë, kryefjala e politikës shqiptare duket sikur i është rikthyer sërish reformës zgjedhore.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tregon për A2 qëndrimin e tij për diskutimet e ditëve të fundit, që ka shkaktuar debate të forta brenda grupit të punës së deleguar për reformën.

“Duhet të bëjmë një marrëveshje fjalësh. Në çfarë realiteti jetojmë? Duke dëgjuar Gjiknurin dhe Ramën, duket sikur jetojmë në një botë ideale ku qytetarët zgjedhin kush i qeveris.

Në të kundërt, ata janë penguar të kenë zgjedhje të ndershme, paratë e drogës janë futur në proces, dhe këtë e ka certifikuar edhe ODIHR. Ne nuk kemi një gjyqësor të pavarur, si mund të pretendojmë të kemi në çdo fshat njerëz të pavarur dhe me bachelor. Është tërësisht një utopi”.

Sipas Mediut, “në qoftë se bëjmë një reformë zgjedhore, është e rëndësishme që standardet e balancimit të komisioneve duhet ta ruajmë dhe ta ngremë në një nivel tjetër. Është “nonsense” që PS të ketë 4 dhe PD 3, se mund të ketë 1 secila palë, ose të kompensohet balanca. Dy partitë e mëdha duhet te heqin dorë nga kontrolli i procesit”.

RonaTyra

Mediu thotë që qeveria e transicionit është e nevojshme pikërisht për mungesën e këtij vullneti politik. “Nuk është hakmarrje ndaj Qeverise, por mirëkuptim politik për të garantuar besim tek qytetarët, ndërkohë zgjedhjet janë pronë e qytetarëve. Situata në Maqedoninë e Veriut ka qenë shumë herë më e lehte se në Shqipëri, por u ra dakord për qeveri transitore”, tha ai.

Mediu mohon të jetë tërhequr nga ndryshimi i procesit zgjedhor. “Nuk jemi tërhequr në 2008, jo më sot. PR ka këmbëngulur që sistemi aktual zgjedhor ka shtrembëruar nga pikëpamja kushtetuese parlamentin.

Por lideri republikan mendon se vetmja mënyrë që opozitës t’i bashkohen qytetarët dhe intelektualët, është që opozita “të mendojë për organizimin dhe funksionimin e shtetit.

Kjo kërkon një parlament funksional”. Sipas tij,  në rastin e reformës zgjedhore, “opozita duhet të ketë një qëndrim të përcaktuar, ta negociojë me faktorët ndërkombëtarë që janë të interesuar për procesin zgjedhor, si BE-ja, SHBA-ja, ODIHR-i, dhe atë produkt të dakordësuar ta ketë pjesë të negociatave, që duhet të jenë konkrete”.

Ai rrëfen edhe se ka një propozim konkret. “Falënderoj ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, që ka propozuar te grupi i punës, një sistem miks të tipit danez, që jep mundësi edhe për një proporcional kombëtar, edhe për një proporcional në 10 zona, që i tregon secilit prej nesh se ku jemi.

Sepse të mirë apo të këqij, këtë duhet ta vendosin vetëm qytetarët”, përfundon Mediu, që shprehet gjithashtu kundër procesit të legalizimit të kanabisit mjekësor në këtë moment, për shkak të institucioneve jo-funksionale dhe një qeveri të ndikuar nga korrupsioni, që e bëjnë të pamundur ndërtimin e një marrëdhënie të drejtë me një çështje që mund të lidhet me narkotrafikun”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu