Dy persona janë vënë në pranga në Pogradec ndërkohë një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Korçë.
Pogradec
Një 57-vjeçar u arrestua pasi Gjykata e Apelit Korçë e kishte dënuar këtë shtetas në 2019 me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Ndërkohë, u bë e mundur dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Korçë
Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Korçë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.