Manastirliu rikujton qytetarët: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, mos ulni vigjilencën

0
Gjigandi

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

“🔴🟢 Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor👇
Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake🚰” shkruan Manastirliu.

Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor:

Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin

Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore

RonaTyra

Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.

Hapen kopshtet dhe çerdhet

Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.

Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.

Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu