Kina po ndërton stadiumin e paparë deri tani në formë të lules, i cili i ndryshon ngjyrat

0
35
blank
Gjigandi

Klubi kinez Guangzhou Evergrande do të ketë një ndër stadiumet më të mëdha të futbollit në botë, me kapacitet prej 100.000 vendesh

Stadiumi i ri në Guangzhou, i njohur si “Qyteti i luleve”, do të ndërtohet deri në fund të vitit 2022, ndërkaq ndërtimi i tij do të kushtojë 1,5 miliardë eurosh.

Fasada e tij do t’i ngjajë petaleve të lules së zambakut, të cilat do të mund të ndryshojnë ngjyrën në çast.

Brendësia e stadiumit nuk do të jetë jo më pak mbresëlënëse. Kulmi në tërësi do të jetë i mbuluar me panele në të cilat do të shkruhen informatat, si p.sh. rezultati aktual.

Lexo edhe:  Yves Saint Laurent: Si e ndryshoi një mashkull mënyrën se si vishen femrat

Stadiumi do të jetë arenë sportive më moderne dhe më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë, ndërkaq për nga çmimi do ta kapërcejë edhe stadiumin e Totenhemit në vlerë pak më shumë se një miliard eurosh.

Mirëpo rekordin e kapacitetit ende do ta mbajë stadiumi në Korenë Veriore, i cili ka vende për 114.000 shikues.

Ky projekt grandioz është edhe një dëshmi që Kina dëshiron ta promovojë futbollin në shtetin e vet.

“Stadiumi do të jetë i njohur si Opera në Sidnej apo Burj Khalifa në Dubai. Do të jetë simbol i futbollit kinez në botë”, ka thënë kryetari i grupit Evergrande, Xia Haijun.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu