Manastirliu: Nga 18 maji nisin operacionet e planifikuara, Sanatoriumi kthehet në normalitet brenda javës

0
Gjigandi

“Nga data 18 maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare”.

Është kjo deklarata e bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT.

“Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha Manastirliu.

Ministrja u shpreh se ndërhyrjet e planifikuara do të nisin në mënyrë graduale në të gjithë vendin dhe se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID-2, i njohur si Sanatoriumi.

“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, tha Manastirliu.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu