Makinat largohen nga kryeqyteti e “bllokojnë” rrethet, fundjava me trafik në Fier

0
Gjigandi

Pas lirimit të qarkullimit të mjeteve, trafiku është rikthyer sërish në qytetet e Shqipërisë.

Fundjava i ka gjetur rrugët e kryeqytetit bosh, por në rrethe situata është krejtësisht ndryshe.

Një numër i lartë automjetesh janë parë në çdo rrugë të brendshme të qytetit të Fierit duke krijuar trafik.

Trafiku i lartë është parë kryesisht në aksin Levan-Fier ku qytetarët kthehen pas një fundjave të kaluar në zonat bregdetare.

Po ashtu edhe në qytet trafiku ka shkuar deri ne disa kilometra. Mbyllja e Bypassit të Fierit e ka rikthyer edhe njëherë trafikun e automjeteve brenda në qytet ku çdo automjet që kthehet nga jugu detyrohet të kalojë përmes qytetit.

RonaTyra

Ndërkohë gjatë ditës Fieri ka qenë thuajse i boshatisur. Gjithashtu mbrëmja ka kthyer edhe shëtitjet e qytetarëve në ambientet publike të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu