Erëza Loshi i këndon “Plagës së gurbetit”

0
Gjigandi

Erëza vjen me një projekt të ri.

Ende është e re në moshë, por me zërin e saj ka nisur të mbledhë rreth vetës shumë dashamirë të muzikës të cilët këngët e saj të para i kanë pëlqyer duke u dhënë klikime të mjaftueshme,  për një vajzë të re që sapo ka nisur karrierën në muzikë.

Është kjo Erëza Loshi e cila me talentin e saj të zbuluar në shkollë nga arsimtari i muzikës dhe tashmë me mbështetjen e familjes, ngadal, por sigurt, duke ruajtur notat e muzikës shqipe, po ndërton karrierën si një këngëtare që shumë shpejt mund të bëhet e kërkuar nga shumë adhurues.

Kënga e njohur arbëreshe “Moj e bukura Arbëri”, e rikënduar nga Erëza Loshi, këngë kushtuar më të shtrenjtës, nënës me titull “E shtrenjta nënë”, apo një tjetër kushtuar maturantëve me titull “Maturant”, i paraprinë këngës së fundit të saj me tinguj burimor të muzikës shqipe,  të titulluar “Plagë gurbeti”.  Kjo këngë u është kushtuar të gjithë mërgimtarëve të cilët në kërkim të një jete më të mirë, shpesh harrojnë atë më të shtrenjtën, nënën, që mund ta kenë lënë prapa , qoftë edhe të vetme në shtëpi duke pritur e duke kaluar ditët në vetmi. Me vargje të Imer Loshit, muzikë të Muhamet Selimit, orketsrim të Driton Fazliut e video të MProduction, me zërin e saj të vecantë dhe interpretimin e thjeshtë, por shumë të afërt me publikun, kjo nuk pritet të jetë kënga e saj e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu